Silvio Berlusconi është gati të bëhet sërish baba në moshën 86-vjeçare. Siç zbulohet nga Roberto Alessi, drejtor i të përjavshmes “Novella 2000” dhe drejtor editorial i “Visa”, partnerja e “Kavalierit”, Marta Fascina, 32 vjeçe, thuhet se është shtatzënë, transmeton Reporteri.net.
“Sapo u festua dasma simbolike midis presidentit Silvio Berlusconi dhe të nderuarës Marta Fascina, disa thashetheme po qarkullojnë”, shkroi Alessi
Tutje, Alessi tha se gruaja e Berluconit mundet të pres një fëmijë, por që të njëjtën nuk e thotë për bashkëshortin e saj 86 vjeçar, ku sipas tij kjo mundet të jetë e pavërtetë.
“Marta mund të presë një fëmijë, sepse është vetëm 32 vjeçe, por sigurisht që 86-ta e Silvio më bën të mendoj se ky thashethem mund të jetë i pavërtetë
Megjithatë, para së gjithash, ata janë shumë të dashuruar (dhe e di me siguri).
Silvio, siç e quajnë fansat e tij, sigurisht që nuk është i mbaruar në këtë drejtim, por plot energji.
Nga ana tjetër, Charlie Chaplin pati fëmijë deri në një moshë shumë të vjetër, dhe e kam fjalën për 60 vite më parë”, shkruan Alessi.
Në rast se konfirmohet ky lajm, për 86 vjeçarin do të vinte në jetë fëmija i gjashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.