×
  • Show Time
  • Show Time

    Bes Kallaku zbulon një nga “sekretet” e jetesës së tij me Xhensilën

    Reporteri
    08 Nëntor 2022 | 15:29

    Kapiteni i emisionit “Zemër Luana”, Bes Kallaku, u vendos në një sfidë përballë këngëtarit Butrint Imeri, ku zbuluan shumë të pathëna e sekrete gjatë emisionit të Luana Vjollcës.

    Nëse gjatë lojës, Besi dhe Butrinti refuzonin të pinin, duhet të zbulonin një sekret.

    Teksa Besi refuzoi një prej pijeve, fotoja që hapi ishte e Xhensila Myrtezajt.

    “Publiku nuk e di, por në shtëpi gatuaj më shumë unë sesa Xhensila”, tha Besi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!