Beyonce ka prekur fansat, ku në daljen për të tërhequr çmimin “Vanguard Award” në 30-vjetorin e eventit “GLAAD Awards” ka treguar një ngjarje të dhimbshme nga jeta e saj.
Ajo u ngjit në skenë së bashku me bashkëshortin reperin Jay-Z dhe tregoi se ka humbur xhaxhain për shkak të sëmundjes së HIV. Ndërkohë që po tregonte këtë histori, Beyonce ka shpërthyer në lot duke theksuar se kjo ishte një ndër eksperiencat më të dhimbshme të jetës së saj.
Këngëtarja me famë botërore e ka përshkruar të afërmin e saj si një njeri guximtar, i cili i bëri ballë paragjykimeve lidhur më orientimin e tij seksual.
“Duke parë luftën e tij me HIV-in ishte një nga eksperiencat më të dhimbshme që kam jetuar. Kam shpresë se lufta e tij shërbeu për të hapur rrugët për të rinjtë e tjerë për të jetuar të lirë”, – ka thënë Beyonce e prekur.
Gjithashtu ajo e vijoi fjalimin e saj duke thënë se është e drejtë e çdokujt të dashuroj këdo. Beyonce është solidarizuar shpesh në lidhje me kauzat për të drejtat e njeriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.