×
  • Show Time
  • Show Time

    Beyonce zgjedhë të vishet nga kreatorët kosovarë Kujta dhe Meri

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 22:41

    Personazhe të rëndësishme botërore po zgjedhin të vishen nga kreatorë kosovarë në evente të mëdha.


    Së fundmi këngëtarja e famshme Beyonce është veshur nga çifti kosovar që janë të njohur prej shumë vitesh me punën e tyre si kreatorë, Kujta dhe Meri, shkruan Reporteri.net.

    Super ylli botëror ka veshur fustanin e kreatorëve kosovarë në festën e ditëlindjes së 50-të të Diddy-t ku pozoi me bashkëshortin, Jay Z.

    Nga mediat botërore përfshirë Daily Mail, paraqitja e Beyonces me këtë fustan është lavdëruar goxha.

    Vet Kujta dhe Meri përmes një postimi kanë dhënë lajmin.

    “Ishte 4 e mëngjesit dhe ne po punonim me entuzazëm dhe emocion në fustanin përallor të Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë për të krijuar më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe për të krijuar për divën”, ka shkruar Kujta dhe Meri.

     

    View this post on Instagram

     

    BEYONCE @beyonce in @kujtameri KUJTA&MERI #beyonce #kujtameri

    A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!