×
  • Show Time
  • Show Time

    Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp, Dafina Zeqiri bën namin në Twitter

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 21:45

    Për më shumë se dy orë rrjeti social Facebook nuk është duke punuar. E në kuadër të Facebook tashmë që një kohë janë edhe Instagram dhe platforma për thirrje telefonike, WhastApp


    E derisa shumica e këngëtarëve të estradës, nuk e përdorin Twitterin si rrjet sociale, këtë vakum e ka shfrytëzuar për mrekulli këngëtarja Dafina Zeqiri.

    Këngëtarja kosovare ka filluar menjëherë të shpërndanë statuse që bëjnë “shaka” me Facebook dhe degët e saj simotra, Instagram dhe WhatsApp, shkruan Express.

    Fillimisht, ajo ka shpërndarë një status të një fansi të saj që ka publikuar këngët nga albumi i saj i fundit derisa ai ka shkruar: F#ck Instagram, Facebook, Whatsapp. E kam Dafina Zeqiri me mua”.

    Këtë status Dafina e ka shpërndarë duke shkruar lart: Ayyyy.

    Tutje më vonë, Dafina ka shpërndarë edhe cicërimën e “Twitter” ku shkruajtën: Tung të gjithëve fjalë për fjalë.

    Nuk ka vonuar shumë dhe ajo ka shpërndarë edhe një status të një fansi tjetër ku kishte shkruar: Nuk ka faj ktu Dafina.

    Tutje Dafina ka vazhduar të shpërndajë cicërimat humoristike të McDonalds e WhatsApp dhe të Selmas, por edhe të fansave të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!