Donald Veshaj është aktori i cili tash e një javë është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Duke qenë se është aktori, Veshaj ka zgjedhur edhe të imitojë, e në këtë rast si personazh ka qenë reperi Ledri Vula, shkruan Reporteri.net.
Në mënyrë të përsosur ai ka bërë lëvizjet e Ledri Vulës te kënga “Dale” e realizuar muaj më parë në bashkëpunim me Kidën dhe Butrint Imerin, derisa banorët shkrihen së qeshuri me të.
Ndryshe, Donaldi brenda shtëpisë më të famshme shqiptare ka folur edhe për ndarjen nga Bora Zemani, derisa tha nuk i dihet nëse do ketë një ribashkim mes tyre.
Ai gjithashtu tregoi se familja e tij nuk ka qenë arsyeja e ndarjes, pasi atyre nuk iu ka interesuar që Bora ka fëmijë, pasi siç thotë Donaldi, atyre iu intereson vetëm lumturia e djalit të tyre.
Theksojmë se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë për tri vite, por ka disa muaj që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre./Reporteri.net/
https://www.dailymotion.com/video/x84sl6i
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.