Gjatë një momenti në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP, Fifi, Graniti dhe Semi kanë folur për lëndët narkotike.

Treshja teksa po pinin cigare, po flisnin për hashashin, derisa kanë treguar se e kanë provuar.

“Unë e kam provuar dy herë, por nuk është për mua, pasi më vë në gjumë”, tha fillimisht Fifi.

Reklamë

https://www.dailymotion.com/video/x84tbom

Po njësoj u shpreh edhe Graniti, i cili tha se hashashi është për ata që duan të flenë.

Derisa, këngëtarja nga Shqipëria, Semi Jaupaj u shpreh se hashashi është gallatë.

Ndryshe, Fifi dhe Graniti kohëve të fundit janë shfaqur tejet të afërt me njëri-tjetrin, derisa e kanë shprehur edhe pëlqimin që kanë.

Madje Graniti mbrëmë tërhoqi deklaratën e një javë më parë ku tha se Fifin e sheh si motër ose shoqe./Reporteri.net/

Reklamë

https://www.dailymotion.com/video/x84t9x8