×
  • Show Time
  • Show Time

    Big Brother ka një njoftim të rëndësishëm për banorët sa i përket finalistëve

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 15:51

    Mbrëmë në spektakël, Einxhel Shkira dha një propozim që shumta prej 15 mijë eurove e shtuar javën e kaluar në çmimin e madh të hiqet, dhe të shtohet një finalist më shumë, duke u bërë kështu 5.

    Arbana Osmani tha se këtë propozim Vëllai i Madh do ta shqyrtojë dhe do t’ju jap një njoftim zyrtar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mirëpo, gjatë ditës së sotme, ka qenë Donaldi ai i cili ka lexuar zarfin e Vëllai të Madh, ku thuhej se ky vendim nuk ka ndryshuar.

    “Big Brother ju njofton se vendimi për 4 finalistë mbetet i ndryshuar”, thuhej në zarf.

    Kujtojmë se tani dy finalistët e parë janë Iliri dhe Beniada, derisa një televotim është hapur për dy finalistët e tjerë mes Donaldit, Einxhelit, Arjolës dhe Monikës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!