×
  • Show Time
  • Show Time

    “Iliri do të mërzitet”, Einxhel Shkira me biletë kthyese, niset sërish drejt shtëpisë së BB VIP

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 0:05

    Einxhel Shkira ka qenë e eleminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

    Me të ardhur në studio, ajo ka hapur biletën që kishte, dhe është pikërisht Arbana ajo e cila ka lexuar atë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Fati ka qenë në anën e Einxhel, pasi ajo ka pasur biletën e kthimit për në shtëpi.

    E lumturuar pafund, ajo ka vendosur të kthehet tek banorët derisa ka bërë dhe një batutë për Ilirin.

    “Do i bëjë një kafe Ilirit nesër me atë filxhanin që më bëri dhuratë, e një gjë është e sigurt që ai do të mërzitet”, tha Einxhel, teksa u nis për në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!