Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka rrëfyer mbi pesë datat më të rëndësishme në karrierën e tij.
Blero ka cekur në një moment edhe planet e tij të së ardhmes.
Ndër të tjerash, ai ka bërë të ditur se në vitin 2021 do të shpërngulet për të jetuar në Zvicër te bashkëshortja e tij, Afrona.
Modelja Afrona Dika është lindur e rritur në Zvicër, teksa lidhjen me Bleron deri më tani e kanë ruajtur përmes distancës.
“Deri në fillim të këtij viti kemi pasur plane që me ardh Afrona në Kosovë, por sigurisht që kanë ndryshuar gjërat gjatë vitit 2020 si për neve si për shumë njerëz dhe mendoj që vitit 2021 do të më gjejë mua në Zvicër. Edhe neve kemi disa plane, ku do të realizojmë disa biznese të tonat në Zvicër”, ka thënë ndër të tjerash Blero në “Prive”.
Përkundër që mund të jetë larg, Blero duket se nuk do të rrijë edhe shumë larg Kosovës, pasi do të jetë prezent edhe në vendlindje për të realizuar projektet muzikore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.