Këngëtari i njohur kosovar, Blerim Muharremi, i njohur në publik si Blero, ka njoftuar fansat se është shëruar nga koronavirusi.
Këtë informacion e ka bërë të ditur me anë të një postimi në InstaStory, teksa shton se tani i është shfaqur sëmundja e anginës. Kjo sëmundje shkakton dhimbje dhe presion në gjoks.
Ashtu si edhe kolegët e tij, as Blero nuk ka arritur të mbajë koncerte gjatë kësaj vere, kjo për shkak të pandemisë COVID-19.
Këngëtari nuk është shfaqur që një kohë në media dhe nuk dihet nëse është në përgatitje të ndonjë projekti të ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.