Nga data 9 shtator ka nisur java e modës në New York, Fashion Week 2022 që mbledhë VIP-at më të njohur botëror e cila do të mbahet deri më 14 shtator.
Pjesë e këtij organizimi të madh të industrisë së modës do të jetë edhe bukuroshja nga Kosova, ish-miss Blerta Veseli që ka qenë poashtu ish-prezantuese e ‘Show Time’ në Gazetën Online “Reporteri.net”, e cila kështu arrin të depërtoj fuqishëm në tregun e madh amerikan.
Pas “Miami Swim Week” bukuroshja shqiptare kështu arrin të marrë pjesë edhe në NYWF në disa shfaqje të dizajnerëve me renome botërore që vendosen t’i tregojnë koleksionet e tyre më të reja në New York Fashion Week 2022.
Blerta duket e mahnitshme në sfilatat për brendet si AdoreMe, GianninaAzar, Anthony Rubio e shumë të tjera, brende këto që janë parë nëpër magazina botërore si Vogue e Harper’s Bazaar.
Kujtojmë se shumë njerëz të rëndësishëm në industrinë e modës udhvtojnë nga çdo cep i botës për të parë nga afër shfaqjet e NEW YORK FASHION WEEK 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.