Blerta Veseli vazhdon të marrë vëmendjen në eventet më të rëndësishme të modës në Amerikë.
Blerta është paraqitur të premten mbrëma në eventin më të madh të bikinive në Miami të Floridas në SHBA, të organizuar nga magazina më e njohur në botë për sport dhe vajza të bukura “Sports Illustrated Swimsuit”, ku ka lënë të gjithë gojëhapur me paraqitjen e saj.
Midis shumë personave të famshëm të Amerikes, si Kim Kardashian, Martha Stewart, Tyra Banks, Golden Barbie, Megan Fox, etj, në këtë event e ftuar ishte edhe missi Blerta Veseli.
Bukuroshja kosovare la pa fjale publikun amerikan me paraqitjen e saj, e veshur me nje jumpsuit nude duke theksuar linjat trupore, ku mori të gjithë vëmendjen e fotografëve dhe të paparazzive amerikan.
Bukuroshja shqiptare ka pasur një ngritje tejet të lartë në karrierë prej momentit që u zhvendos në SHBA. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.