Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një përplasje virtuale nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ata kanë qenë së fundmi të ftuar në rubrikën “Në trotuar”, ku janë përballur për herë të parë live dhe kanë diskutuar sërish për këto ngacmime.
Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2 kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin situatën, ndërsa gazetari Mane e ka këshilluar këtë të fundit që ta përdorë famën për përfitime.
E gjithë kjo nisi nga BBVA, ku ata fillimisht u bënë çift, organizuan dasmë e më pas pati shumë spekulime.
Pjesë nga biseda e tyre:
Bledi Mane: Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua.
Nita: Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB.
Bledi: Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu!.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.