×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora Zemani kopjon Beatrix Ramosajn?

    Reporteri
    06 Shkurt 2022 | 16:50

    Emrat e moderatores, Bora Zemani dhe këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj ishin ndër më të përfolurit në media rozë dhe rrjete sociale gjatë këtyre muajve të fundit.

    Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, Beatrixa dhe Donald Veshaj ishin çifti më i përfolur në media, e pjesë e këtij trekëndëshi u bë edhe Bora, për shkak të marrëdhënies që kishte kohë më parë me aktorin.

    Ndërsa, së fundmi ajo që ka rënë në sy të ndjekësve është stili i veshjes së moderetores që ishte i ngjashëm me stilin e fustanit të Beatrixës mbrëmjen e së premtes në “BBV”.

    Fustani gjysmë këmishë dhe gjysmë dekolte i veshur nga Trixa, tashmë është veshur edhe nga Bora.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!