Vitin e kaluar, aktori i njohur, Donald Veshaj, dhe moderatorja Bora Zemani kanë qenë kryefjala e mediave rozë dhe jo vetëm. Pas ribashkimit të tyre të bujshëm, disa muaj më parë është përfolur për një shtatzëni të mundshme të moderatores së njohur.
Asokohe, moderatorja ka reaguar duke i hedhur poshtë këto lajme.
Mirëpo, gjatë mbrëmjes së djeshme teksa Donaldi dhe Bora ishin të ftuar në festën e përvjetorit të Top Albania Radio, ndërsa dyshja po merreshin në pyetje kanë bërë disa shenja që lidhen me një shtatzëni të mundshme.
Videoja po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Nuk dihet nëse ata kanë bërë një provokim për mediat apo kanë një lajm të ëmbël për të ndarë me publikun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.