Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Bora Zemani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale.
Teksa u ndal te partneri i saj, Donald Veshaj, prezantuesja tha se aktori i njohur dhe djali i saj, Arbori, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
“Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”, tha ajo.
Jo vetëm kaq, por Bora është ndalur tek marrëdhënia e saj me Neda Ballukun. Moderatorja theksoi se me të ka një marrëdhënie shumë të mirë si dhe theksoi se nuk asnjë marrëdhënie të keqe me askënd.
Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Bora Zemani së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka rrëfyer shumë të pathëna sa i përket jetës së saj private dhe asaj profesionale.
Ajo e cilësoi Nedën si “syri i freskët” i programit të dashurisë dhe theksoi se opinionistja di ku të pyesë e të ngacmojë konkurrentët me pyetjet e saj.
Sa i takon karrierës së saj, Bora tha për “Wake Up” se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt në “furrë”. Por, moderatorja tha se nuk mund të tregojë më asgjë lidhur me këtë projekt derisa të konkretizohet diçka.