×
  • Show Time
  • Show Time

    Brad Pitt me të dashur të re, a po ju përngjanë në dikënd?

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 12:43

    Që nga divorci i tij nga Angelina Jolie, Brad Pitt nuk ka patur një të dashur zyrtare, pavarësisht spekulimeve dhe thashethemeve të shumta, por duket se gjërat tani kanë ndryshuar.


    Pas thashethemeve se Pit po planifikon të pajtohet me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Aniston, dhe spekulimet për natyrën e marrëdhënies së tij me kolegen, Alia Shawket, tani mediat botërore shkruajnë se e zgjedhura e tij është e bukura gjermane Nicole Poturalski.

    Fotografitë e paparacëve dëshmojnë për një lidhje të mundshme mes tyre, shkruan Reporteri.

    https://www.instagram.com/p/CAGJ5g2IWm-/?utm_source=ig_embed

    Përkatësisht, aktori 56-vjeçar është fotografuar duke zbritur nga një helikopter privat në jug të Francës, ku ai do të qëndrojë, në shoqërinë e zonjës së lartpërmendur.

    Përkundër faktit se ata të dy mbanin maska, gazetarët arritën të zbulojnë gjithçka në lidhje me jetën e kësaj vajze në kohë rekord.

    https://www.instagram.com/p/CC0xBeiqrvm/?utm_source=ig_embed

    Nicole është 27 vjeçe, modele, dhe aktualisht ka një kontratë me agjencinë Next Management në Los Angeles. Deri më tani, ajo është shfaqur në kopertinat e revistave Elle, Cosmopople dhe Marie Claire, dhe shumë e krahasojnë me Irina Shayk.

    Ajo ishte pjesë e shfaqjeve prestigjioze të modës në New York, Paris dhe Milano, dhe raportohet se është një nga modelet më të preferuara të stilistes Vivienne Westwood. /Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/CCdj8ydqpxh/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!