Bujar Qamili është prekur nga COVID-19, thotë Euronews Albania. Këngëtari, sipas të njëjtës media, është transportuar për në Itali për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor.
Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se këngëtari prej dhjetë ditësh ndodhet në Itali, ndërsa gjendja shëndetësore e tij raportohet e rënduar. Disa media të tjera thonë se ai kaloi në koma, por tashmë ka dalë prej saj.
Kur të gjithë u mbyllën në shtëpi për shkak të Covid-19, këngëtari Bujar Qamili zgjodhi të bënte të kundërtën.
Ai këndoi këngë popullore për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës, duke përcjellë mesazhe shprese për qytetarët, të cilët ndiheshin tepër të frikësuar nga pandemia.
Këngëtari në muajin prill tha se ishte hera e parë në jetën e tij, që performonte në shesh pa praninë e spektatorëve, të cilët, për shkak të izolimit nga COVID-19 e ndoqën Bujar Qamilin dhe e duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.