Rasim Avdyli, tashmë emër i njohur për videot e tij në TikToK, i cili madje është duke u pëlqyer dhe komentuar mjaft shumë në këtë rrjet social.
48-vjeçari njihet për videot e tij me gruan e tij gjermane dhe dashurinë që ka për të.
“Tu ble patika jemi njoftë, para 1 vit e gjysmë, ja kam marrë “Facebook”-un edhe prej atëherë jena bashkë”, tha Avdyli për T7.
Mënyra se si ai e trajton të dashurën e tij gjermane ka bërë që të marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve në rrjete sociale.
“Bukën prej goje e nxjerri ja dha ksaj, e du ma shumë se veten”, shtoi ai.
Avdyli shprehet se dashuria mes tyre është aq e fortë, sa që ai e ka bindur të dashurën e tij të ndërrojë edhe fenë. Kjo pasi ajo e ka ndihmuar në momentet më të vështira të jetës.
“Kam pas probleme familjare, jam kanë keq, po kjo ma ka ndreqë jetën”, tha pos tjerash Avdyli.
Edhe pse dikur ishte i martuar me një shqiptare, një gjë të tillë shprehet se nuk do ta bënte asnjëherë.
“Nashta dikush munet, ama unë me shqiptare smuna me rrnu”, u shpreh mërgimtari.
Ndryshe, 48-vjeçari nga Mitrovica çdo ditë e mëson të dashurën e tij të flasë gjuhën shqipe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.