×
  • Show Time
  • Show Time

    Bukuroshja 19-vjeçare Tuti Sejdiu zgjidhet “Miss Universe Kosova 2020”

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 23:56

    Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i spektaklit “Miss Universe Albania & Kosova”.


    Kurorën e kësaj të fundit, e ka fituar bukuroshja gjilanase 19-vjeçare, Tuti Sejdiu.

    Juria profesionale zgjodhi atë si më të bukurën, kurora e së cilës iu dorëzua nga kampionia në fuqi, “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Com uma Coroa ? (@comumacoroa_)

    Mbrëmja e “Miss Universe Albania & Kosova” u shoqërua me një spektakël të vërtetë, me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur të estradës.

    Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj janë vetëm disa nga emrat që u përkujdesën për argëtimin e publikut në këtë event.

    Me këtë fitore, Sejdiu ka siguruar biletën për përfaqësimin e Kosovës në eventin e madh të bukurisë, “Miss Universe”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!