Mes zhgënjimit të venezuelianëve dhe dominikanëve për të qenë kaq afër kurorës së Miss Universe 2023, reagimi i Miss Kosovës mori vëmendjen më të madhe gjatë finales së konkursit, ku fitoi R’Bonney Gabriel, Miss SHBA.
Amerikania nuk ishte ndër të preferuarat e asnjë eksperti gjatë eventeve të mëparshme të Miss Universe, të zhvilluara këtë të shtunë, më 14 janar. Megjithatë, Gabriel arriti të fitonte kurorën e nëntë për vendin e tij.
Përfaqësuesja e Republikës Domenikane, Andreina Martinez u kualifikua si finalistja e dytë, ndërsa favoritja e madhe e natës Amanda Dudamel ishte finalistja e parë, gjë që shkaktoi zhgënjim të madh në vendin e saj.
Mirëpo, një reagim që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është ai i Roksana Ibrahimit, përfaqësueses së Kosovës.
21-vjeçarja mesa duket nuk ka mundur ta fshehë pakënaqësinë e saj për fitoren e Gabrielit dhe gjithçka është regjistruar në video.
Me shpejtësi, reagimi i Ibrahimit u bë viral në rrjete sociale dhe shkaktoi një valë komentesh ku duket se janë dakord me të dhe fitues duhet të ketë qenë Dudamel.
Kur përfaqësuesja e Venezuelës dhe ajo e Amerikës ishin kapur për dore, duke pritur që prezantueset Olivia Culpo dhe Jeannie Mai të thoshin emrin e fituesit, në sfond prisnin edhe vajzat e skualifikuara.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, në sfond shihet Ibrahimi, e cila kur ka dëgjuar emrin e R’Bonney Gabriel, i është zhdukur menjëherë buzëqeshja dhe ka tentuar të duartrokiste, por dukej se do të ishte kundër dëshirës së saj dhe nuk e bëri.
Ngurrimi i kandidates së Kosovës ra në sy dhe fytyra e saj menjëherë nga e qeshura shkoi në serioze, madje ajo tregon refuzimin e rezultatit, me një tundje të kokës kur shikon një tjetër vajza afër saj.
Përdoruesit e rrjetit nuk e humbën rastin të shfaqin edhe pakënaqësinë e tyre për rezultatin, duke shkruar: “Sjellja e Miss Kosovës i thotë të gjitha”, “E gjora Miss Kosova, ajo nuk i fsheh dot ndjenjat”, “Reagimi i Miss Kosovës është i paçmuar!” madje edhe “Ne jemi të gjithë Miss Kosova”.