×
  • Show Time
  • Show Time

    Bullizimet dhe kërcënimet, Arbana Osmani zbulon vendimin e marrë nga Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 23:09

    Top Channel ka marrë një vendim të papritur. Duke marrë parasysh komentet bullizuese dhe kërcënuese, Arbana Osmani bëri të ditur se nga sot do bllokohen komentet në videot zyrtare të ‘Big Brother VIP Albania’.

    “Top Channel do të bllokojë komentet në videot zyrtare të Big Brother. Në këtë mënyrë do ndalohen komentet bullizuese dhe kërcënuese. Top Channel do t’i ndalojë për gra shtatzënë, familjarë dhe ata që preken.”

    “Ndoshta duhet te ishte bërë shumë kohë më para por nuk është kurrë vonë.”

    Kujtojmë se nga komentet kërcënuese është prekur familja e Armaldos. Bashkëshortja e tij ka bërë të ditur se fansat e Luizit i dërgojnë mesazhe në orët e ditës dhe natës, të cilat i krijojnë shqetësim duke qenë se është më e ndjeshme në këtë fazë të shtatzanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!