Aktori Michael B. Jordan u shpall pak ditë më parë mashkulli më seksi për 2020, sipas People.
Në intervistën për Peoplë, pasi u shpall si mashkulli më seksi, tha se ai është beqar dhe ka bërë një listë të gjatë me karakteristikat që duhet të ketë partnerja e tij.
Por mesa duket vajza që i plotëson karakteristikat e tij, qenka shfaqur. Së fundmi, 33 vjeçari është parë me modelen bukuroshe Lori Harvey.
Mediat e huaja, thonë se 23 vjeçarja është e dashura e tij e re, pasi janë parë së bashku gjatë një udhëtimi nga Los Angeles për në shtëpinë e tij, Atlanta.
Ata janë parë duke dal nga avion dhe me veshje gati identike.
Edhe në rrjetet sociale, fansat e dyshes po aludojnë për një lidhje, aktori dhe modelja nuk kanë reaguar ende.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.