×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T performoi i mbuluar tërësisht me maskë të zezë në Sunny Hill në Tiranë

    Reporteri
    27 Gusht 2022 | 17:35

    Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka qenë mbrëmë (e premte) një nga emrat që ka performuar në festivalin “Sunny Hill”, në Tiranë.

    Ai dhuroi një atmosferë të zjarrtë për fansat e muzikës, duke interpretuar disa prej hiteve më në zë të tij.

    I njëjti nuk nguroi të ndante me ndjekësit e tij të shumtë në Instagram një sërë fotografish, të realizuara gjatë kohës që ai ishte në skenë.

    Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademi, u ngjit në skenën e festivalin “Sunny Hill” i veshur mjaft me stil, në një veshje tërësisht të zezë me material lëkure.

    Ai kishte mbuluar edhe kokën dhe fytyrën e tij me një shami lëkure të zezë me thembra, duke lënë të hapur vetëm pjesën e syve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!