×
  • Show Time
  • Show Time

    Çfarë ndodhi me shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin e Ibrahim Taslises?

    Reporteri
    28 Gusht 2022 | 10:34

    Shoferi i kamionit, Gültekin Gülsoy, u la i lirë pas deklaratës së tij në aksidentin ku mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe këngëtari turk İbrahim Tatlıses, në lagjen e Bodrumit të Muglas.

    Kamioni i drejtuar nga Gültekin Gülsoy, i cili më datë 25 gusht në orën 11:00 nga rruga e Kapuzit po lëvizte në drejtim të Ortakentit, ka dalë jashtë kontrollit në rrugën e rrëshqitshme nga shiu, 60 metra nga ndarja.

    Kamioni, i cili ka kaluar në korsinë e kundërt është përplasur me mikrobusin, në të cilin ishte edhe Ibrahim Tatlıses nën drejtimin e Uğur Yılmaz. Me mikrobusin e përmbysur është përplasur edhe vetura tjetër e drejtuar nga Mehmet Ali Timurhan, i cili ka ardhur menjëherë pas tij.

    Kamioni dhe minibusi ranë në kanal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!