Dojna Mema ka folur sërish mbi largimin e saj nga emisioni ‘Pop Culture’. E pyetur nga fansat e saj në ‘Instagram’, se ku do e shohim sezonin e ardhshëm dhe nëse është e vërtetë që ka hequr dorë publikisht nga emisioni, ajo është shprehur se kjo gjë është e vërtetë.
“Nuk do jem më autore dhe moderatore e ‘Pop Culture’ meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjell të njëjtën gjë edhe tek ju. Gjithçka ka një fillim dhe një fund. E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dëshirë. Ju përqafoj” është shprehur ajo.
I pyetur se ku do e shikojmë sezonin e ardhshme ajo është shprehur se ‘vetëm lart’.Arsyet e largimit të saj (të paktën nga emisioni që e ka dashur shumë) nuk dihen ende dhe vetë ajo ka preferuar mos të flasë, por ne mezi po presim ta shohim në projekte të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.