×
  • Show Time
  • Show Time

    Çfarë po ndodhë, Dafina Zeqiri shpërthen ndaj Arbër Bytyqit: Ti je një sociopat

    Reporteri
    23 Dhjetor 2022 | 10:13

    Dafina Zeqiri ka shpërthyer kundër grimierit Arbër Bytyqi, të cilit i kërkon me tone të ashpra që të mos i postojë më fotot e saj në profilin e tij në Instagram.

    Përmes një Instagram Story, Dafina e quan grimierin “rrenc” dhe “një nga njerëzit më fals”.

    “Arbër rrenc Bytyqi MUA [make up artist]! Mjaft postove foto shumë të edituara të miat! Të miat në përgjithësi! Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di mirë pse!,” shkruan Dafina. “Je një nga njerëzit më fals që kam njohur në këtë industri! Një gënjeshtar! Mjaft! Më postove! “Mua”! Pikë! Nuk veproj kështu zakonisht, por dreqi e mori! Ti je një sociopat!”

    Dafina nuk jep shpjegime të mëtejshme mbi çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa Arbër Bytyqi nuk ka reaguar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!