×
  • Show Time
  • Show Time

    Çfarë raporti ka Luizi me vëllain e Kiarës? Video zbulon gjithçka

    Reporteri
    18 Korrik 2023 | 21:36

    Kur Luiz Ejlli ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, thoshte se kur të takonte vëllain e partneres së tij, Kiara Tito, do e merrte dhe do bënte qejf me të.

    E duket se fituesi i edicionit të dytë të BB VIP po e mban fjalën, pasi në postimin e fundit në “Instastory” ai shfaqet së bashku me Ryan në pishinë.

    Këngëtari i dashur për publikun fillimisht ka postuar një video ku vëllai i moderatores shfaqet duke u hedhur në pishinë dhe Luizi dëgjohet t’i thotë:

    “Bëj hedhjen më spektakolare që ka pa shqiptari ndonjëherë me sy”.

    Më pas ai e pyet si ishte dhe Ryan i përgjigjet: “Bukur”.

    Ndërkohë në videon e dytë, të cilën duket se e ka bërë Kiara, shfaqen të dy duke u hedhur në pishinë. Dhe pas hedhjes, Luizi e merr pranë tij vëllain e partneres dhe e përqafon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!