×
  • Show Time
  • Show Time

    Chris Brown nuk i reziston fotos së fundit të Rihannas, komenti i tij çuditi fansat

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 21:45

    Dyshja kanë qenë në lidhje, por marrëdhënia e tyre përfundoi në mëngjesin e 8 shkurtit të vitit 2009, kur Chris e rrahu Rihannën aq keq, duke e bërë për spital.


    Por siç duket Chris Brown ende nuk e ka harruar ish-të dashurën e tij seksi, shkruan portali arbresh.info

    Ai ka habitur sërish fansat me komentin që ia la Rihannës.

    Rihanna së fundi ka publikuar një fotografi, në të cilën reklamon linjën e re të të brendshmeve, e në fokus ka të pasmet. E shtrirë në shtrat pranë një llampe, ajo dukej më atraktive se kurrë më parë, duke marrë gjithë vëmendjen.

    Në mesin e shumë komenteve dhe pëlqimeve, të bie në sy komenti i Chris Brown, i cili i shkruan “Dëshiroj të jem llampa”.

    Ndryshe, kujtojmë se Chris u akuzua për sulme kriminale dhe kërcënime muajin e ardhshëm, para se të pranonte fajin për një akuzë të vetme kriminale.

    Këngëtari u urdhërua të shërbente pesë vjet provë në shërbim të komunitetit dhe këshillimit për dhunën në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!