Chris Brown po pret një fëmijë të dytë me ish-të dashurën, Ammika Harris.
Siç raoprton “Page Six”, Chris Brown do të bëhet baba për herë të dytë, këngëtari i R&B, 30 vjeçar pret një fëmijë me ish-të dashurën e tij, Ammika Harris, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net. Ky do të jetë fëmija i tij i dytë, pasi Brown ka edhe një vajzë pesëvjeçare me emrin Royalty, me ish-partneren, Nia Guzman.
Thuhet se Brown është ndarë së fundi me të dashurën Indyamarie Jean Pelton për shkak të shtatzënisë Harris pavarësisht se këngëtari nuk ishte në lidhje me të gjatë kësaj kohe.
Ammika e cila është modele dhe emër shumë i ndjekur në Instagram, ka lënë të kuptohet se është shtatzënë përmes një postimi të bërë ditë më parë.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, ndërsa i shihej qartë barku i rrumbullakosur.
Ammika kishte qenë në lidhje me këngëtarin gjatë një vizite në Paris, gjatë muajit janar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.