×
  • Show Time
  • Show Time

    Çifti i njohur po ndahen pas 25 vitesh martesë

    Reporteri
    25 Gusht 2022 | 18:31
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Pas 25 vitesh martesë, Jennifer Flavin ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Sylvester Stallone.

    Mediat verifikuan lajmin pas një fotoje të publikuar nga vetë aktori, ku tatuazhi në krahun e djathtë që dikur shfaqte portretin e bashkëshortes Jennifer, ishte shndërruar në pikturën e qenit të tij, Butkus.

    Kaq mjaftoi që mediat të vihen në kërkim të së vërtetës. Flavin, e cila është 22 vite me e re se aktori 76 vjeç, e kishte lënë të kuptohej ndarjen përmes një fotoje të postuar më 10 gusht: teksa pozonte me 3 vajzat e saj, ajo shkruante: “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Vetëm ne të katërta, përgjithmonë”. Tashme çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

    I pyetur rreth zgjidhjes së martesës, aktori ende aktiv në sheshxhirim, tha se bashkë me Jennifer po mundohet të zgjidhin çështjet, edhe ato ekonomike, me qetësi e maturi si dy miq të mirë.

    Jennifer Flavin, në argumentin e dorëzuar në gjykatë për zgjidhjen e martesës thotë se mes tyre, gjithçka është thyer dhe asgjë nuk mund të rikthehet si më parë, por pa dhënë detaje të tjera. Kjo ishte martesa e tretë për Sylvester Stallone, një nga më jetëgjatat për të dhe në përgjithësi për çiftet e Hollivudit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!