×
  • Show Time
  • Show Time

    Këta janë VIP-at që shikuan nga afër ndeshjen Shqipëri-Francë në “Air Albania”

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 16:21

    Ceremoninë inaguruese të stadiumit më të ri në Shqipëri, “Air Albania”, nuk e shijuan vetëm tifozët e kombëtares por edhe personazhe VIP të showbizit shqiptar.


    Mbrëmja u hap nga këngëtari Flor Mumajesi, më pas nga Aurela Gace dhe u mbyll nga këngëtarja Era Istrefi me “Live it up”.

    Më pas këngëtarja Juliana Pasha na mbërtheu me himnin kombëtar që karakterizon gjithë shqiptarët.

    Nuk ishin vetëm këta personat e famshëm që morën pjesë në ndeshje.

    Gjatë ndeshjes kryeministri Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij Linda dhe vogëlushi Zaho, Bes Kallaku postoi video live nga stadium, transmeton shqiptarja.

    Këngëtarja Nora Istrefi u fotografua duke zënë vend në tribunë, Alban Skënderaj postoi gjithashtu video duke bërë tifo për Shqipërinë.

    Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund të ishte jashtë inagurimit të stadiumit madhështor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!