Aktorja shqiptare, Olta Gixhari, duket se nuk ka shumë informacione për Kosovën, edhe pse ajo ka qenë disa herë këtu.
Në një komunikim me fansat që mundësohet nga Big Brother Albania VIP 2, ku dërgohen dhurata me para për të gjithë konkurrentët, Luizi ka marrë një mesazh nga “familja Jashari”, s’paku ashtu shkruhej në mesazhin e dhënë në ekran, shkruan Express.
“Përshëndetje nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruante në këtë mesazh që ishte nënshkruar në emër të Hamëz Jasharit.
Derisa Luizi ngritët në këmbë për ta përshëndetur Hamzën për mesazhin e dërguar, Olta kthehet duke pyetur:
“Çka është Prekazi?”.
Është Nita ajo që fillon që t’ia shpjegojë asaj, duke i thënë Oltës që “Prekazi është vendi historik i Kosovës”, derisa Luizit i thotë se mori komentin dhe përshëndetjen më të bukur për sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.