×
  • Show Time
  • Show Time

    “Çmendet” rrjeti, Donaldi i shkon Borës tek puna

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 9:12

    Mbrëmë ishte nata e plotësimit të dëshirave në ‘’Big Brother Vip’’.

    Pas Einxhel dhe Ilirit surpriza e radhës iu dedikua Donaldit.

    Ai së shpejti do të jetë bashkëprezantues me binjakun e tij Romeon në emisionin më të ri në ‘’Top Channel’’.

    ‘’Më lër të flas’’, titullohet emisioni bazuar në një nga batutat më të famshme të Donaldit në shtëpi.

    Më lot në sy Donaldi i emocionuar falënderoi vëllanë e tij dhe tregoi se mezi pret të nisë këtë eksperiencë.

    Ai në Top Channel, tashmë ka kolege të reja në punë, Bora Zemanin dhe Einxhel Shkirën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!