Një modele ruse ka mbuluar me 2 milionë gurë Swarovski makinën e saj Lamborghini Aventador, që ka një çmim prej rreth 300 000 eurosh.
Supermakina me ngjyrë të zezë është modifikuar nga një kompani londineze përpara se Daria Radionova ta nxirrte në publik.
Më parë, Radionova ka mbuluar me gurë të çmuar edhe dy supermakina të tjera: një Lamborghini Huracan dhe një Mercedes CLS.
Sipas News.com.au, janë shpenzuar 700 orë për të mbuluar makinën me kristale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.