Dj Dagz dhe Einxhel po vazhdojnë jashtë për mrekulli lidhjen e tyre të dashurisë.Ata janë gati të pandarë në çdo moment, përfshirë edhe në daljet e tyre gjatë mbrëmjeve.Dje dyshja ishin në një klub të Tiranës ku duket të ketë rastisur edhe ish e dashura e Dagz, prezantuesja simpatike Ariana Berisha.
Të dyja palët kanë publikuar postime nga i njëjti vend në një prej zonave më të populluara të Tiranës.Kjo me gjasë ka qenë një rastësi.Burime të Prive.al bëjnë me dije se protagonistët kanë qenë në hapësira të ndryshme dhe nuk janë shkëmbyr, duke shmangur çdo moment të pakëndshëm.
Në një prej reagimeve të rralla të saj, Ariana duke folur indirekt për lidhjen me Dagz, ishte shprehur se nuk merret me ato që i ka lëshuar vetë nga dora duke nënkuptuar se bëhet fjalë për kapitull të mbyllur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.