×
  • Show Time
  • Show Time

    Çudia ndodhi! Takohen Bora dhe Donaldi

    Reporteri
    24 Mars 2022 | 22:29

    Historia e Donaldit dhe Borës u përjetua nga çdo shqiptar e ishte diskutimi i çdo tavoline, madje disa i mbronin me aq fanatizëm sa dolën kundër Trixës. Historia e tyre u kthye në një telenovelë ku të gjithë ishin kurioz se çfarë do të ndodhte, aq më tepër pas daljes së tij nga Big Brother e pas ndarjes nga Trixa.

    Mbani frymën miq e fansa, të gjithë ju që u lutët mrekullia për ju ndodhi.

    Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar. Bora së fundmi ka blerë një apartament në Kompleksin Eleonorë, afër Kodrës së Diellit, e pasditen e sotme poshtë ballkonit të saj është parkuar makina tip Benz në ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.

    Ata kanë zgjedhur të takohen në shtëpinë e Borës, e nuk jemi të sigurt nëse ky është takimi i tyre i parë, dimë vetëm që ka ndodhur.

    Pavarësisht si shkoi historia dukej se mes tyre kishte një kimi të cilën nuk e theu dot as Triksa, as publiku, e askush tjetër. Ata duhen dhe kjo punë ka marrë fund.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!