Pak më parë Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas eleminimit nga Big Brother VIP.
Këngëtarja ka shkruar se jo çdo gjë e ka gjetur fushë me lule, por ka familjen e saj që po i qëndron pranë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për Donaldin, duke thënë se i kupton ata që janë pro dhe deri diku ata që janë kundër.
Në postimin e gjatë që ajo ka bërë, ka marrë reagime nga Fjolla Morina dhe Dafina Zeqiri.
“Ti je dritë”, ka shkruar Fjolla, derisa Dafina në anën tjetër i ka dhënë mbështetje duke i dërguar disa ’emoji’ në formë zemre.
Kujtojmë se përshkak gjendjes së rënduar psikologjike, Beatrix nuk ishte e pranishme të dielën në Fan Club./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.