Dafina Zeqiri ka njoftuar se do të jetë pjesë e protestës për dhunimin e 11-vjeçares, që mbahet më 31 gusht në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Përmes një postimi në Instagram, ajo veç kolegeve ka ftuar edhe burrat.
“Ju që i thuni vetes feminista, ju që keni nana, motra, vajza. Shihemi të mërkurën”, ka shkruar ajo.
Kosova u trondit pas rastit të një 11 vjeçareje e cila dyshohet se është përdhunuar nga pesë persona, katër prej të cilëve janë arrestuar ndërkohë i fundit është identifikuar, por ende nuk është gjetur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.