Mbrëmë bëri bujë në medie një video në të cilën shihej teksa balerini i njohur, Albi Nako dhe moderatorja shqiptare, Erjona Rusi, të dy pjesë të jurisë “T’ka mami yll”, duke bullizuar një vajzë 8-vjeçare.
8-vjeçarja e cila po merrte pjesë për të realizuar ëndrrën e saj të bëhej balerinë, të dy anëtarët e jurisë, kanë bullizuar vogëlushen për peshën e saj, shkruan Reporteri.net.
“Më shumë të pëlqen të ushqehesh, apo të kërcesh”, “D.m.th. do rrije pa ngrënë për të këcyer”, “A ke ngrënë gjë, ke ngrënë sot”, ishin vetëm disa nga pyetjet skandaloze të dy anëtarëve të jurisë së emisionit “T’ka mami yll” i cili transmetohet në ABC News.
Për këtë ka reaguar tani edhe Dafina Zeqiri, e cila ka kritikuar ata që i bëjnë pjesë të jurive këto personazhe, derisa thotë se janë po këta persona që kanë nevojë për ndihmë.
Tutje, Zeqiri gjithashtu u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që t’i raportojnë tek Instagram-i këto dy profile të tyre.
Ndërsa mbrëmë, pasi videoja bëri xhiro në internet, dhe komentet negative ishin nga më të ndryshmet, Erjona Rusi bëri një reagim, ku i kërkoi falje vetëm prindërve të 8-vjeçares, teksa shkroi se nuk ka dashur të lëndojë vogëlushen.
“Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet”, shkruan moderatorja në reagimin e saj të gjatë, në Instagram./Reporteri.net/