×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri: Organizatorët e protestës na bërtitën duke thënë s’keni të drejtë me u ‘afru’ dhe me u ‘pa’

    Reporteri
    31 Gusht 2022 | 23:08

    Numër i madh i qytetarëve i janë përgjigjur protestës së sotme të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, kundër dhunës ndaj grave e vajzave.

    Tanimë jemi mësuar ta shohim edhe artisten Dafina Zeqiri në protesta të shumta të organizuara në Prishtinë, rreth kauzave të ndryshme, e njësoj ndodhi edhe sot ku ajo së bashku me ekipin e saj “Moneyz” iu bashkuan turmës së protestuesve.

    Por, në disa komente të bëra në Instagram, Zeqiri shkruan se organizatorët e protestës e diskriminuan atë dhe ekipën e saj, e që bashkë me ta ishte dhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, duke mos i lënë të ‘dukeshin’ në këtë protestë.

    “Një organizatë serioze është për gjithë popullin, për me u bashku me luftu për të drejtat tona, për atë arsye jemi mbledh të gjithë”, shkruan këngëtarja.

    Tutje, Dafina shkruan se nuk e ka kuptuar qartë sjelljen e tyre, e dhe njërëzit përreth nuk e kuptua një gjë të tillë.

    Në fund, këngëtarja është shprehur e lumtur me numrin e madh të protestuesve, duke dhënë dhe një mesazh.

    “Protestat janë për të na bashkuar, e jo për të na ndarë”, shkruan Zeqiri.

    Kujtojmë se Dafina Zeqiri protestoi dhe në rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga Drenasi, e edhe sot këngëtarja tregoi se është gjithnjë e gatshme të mbështesë personat në nevojë, e aq më tepër vajzat/gratë që kanë përjetuar diçka të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!