Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar një video në llogarinë e saj në Tiktok bashkë me profesorin që u bë i njohur për vallëzimin e tij.
Lulëzim Paci nga Vushtrria ka rrëfyer sot se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij duke vallëzuar u bënë virale.
Pas rrëfimit të tij sot në KTV, ku edhe shpërtheu në lot, Paci mori përkrahje të madhe.
Ndërsa, ai ka marrë një ftesë edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri për të realizuar bashkë një video për TikTok në sheshin e Prishtinës.
Videoja u publikua disa orë pas ftesës që i bëri këngëtarja dhe ka marrë shumë pëlqime e komente brenda pak minutash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.