×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri u bën thirrje prindërve: N’vend se me ja mshel gojën fmisë me telefon, kape edukoje

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 21:41

    Rasti i vrasjes së 18-vjeçares e cila dyshohet se u keqtrajtua në mënyrë makabre nga dy të rinj, ka tronditur mbarë popullin shqiptar.


    Për këtë ka pasur reagime të shumta edhe nga artistë të estradës, të cilët në postimet e tyre po japin edhe mesazhe sensibilizuese, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Dafina Zeqiri përmes një postimi të bërë në Instagram, u ka bërë thirrje prindërve që të merren me fëmijët e tyre, e jo tu japin telefon atyre, e në veçanti Zeqiri thotë që t’i mësojnë ata se si të sillen me një femër.

    Shkrimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

    “N’vend se me ja mshel gojën fmis me telefon, kape, mirru me to, edukoje! Msoje çka osht mire e çka osht keq, sidomos qysh mu sill me nje femen! PIKË”

    Theksojmë se për vrasjen e 18-vjeçares, tanimë janë arrestuar dy të dyshuarit kryesor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!