Kanë dalë në shitje bluzat që janë dizajnuar nga Dua Lipa, fitimet nga shitjet e të cilave do të shkojnë për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një prej personazheve të njohur të ekranit që është duke mbledhur fonde për t’ju ardhur në ndihmë shqiptarëve.
Këngëtarja ka treguar se ka zgjedhur të mbledhë të ardhura nëpërmjet shitjes së një bluzave që tregojnë edhe kauzën e vendit tonë.
Pak më parë Dua ka zbuluar edhe dizajnin e bluzës, e cila duket të jetë bërë me kujdes. Në pjesën e pasme qëndron emri i këngëtares dhe më poshtë krijohet një rreth me fjalët : Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë).
Kjo bluzë shitet për 45 dollarë dhe vjen në sasi të limituar.
Me të ardhurat e grumbulluara Dua do të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
https://www.instagram.com/p/B5lnFnnhE5u/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.