Para emisionit të djeshëm, gjatë kohës që konkurrentët po bëheshin gati për nisjen e xhirimit në studio, Jasmina ka shprehur shqetësimin që ka shumë ftohtë.
Andi që është deklaruar vetëm për të ka reaguar menjëherë duke hequr bluzën dhe dhuruar Jasminës, duke ndenjur vetë gjysmë i zhveshur.
Por edhe pas kësaj Jasmina vazhdonte të kishte ftohtë, dhe konkurrenti i ri Geliani ofrohet ta ndihmojë duke i dhënë edhe ai bluzën e tij.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Andit, i cili sapo e sheh këtë gjest nxiton për t’ia hequr Jasminës nga trupi, duke filluar të xhelozojë dhe i thotë Gelianit se Jasmina nuk ka më të ftohtë dhe nuk ka nevojë për bluzën e tij.
Kujtojmë që gjatë dy takimeve tjera, Jasmina iu kishte hequr bluzën Andit dhe Erlindit, ndërsa tani nga na tjetër, Jasmina shijon “konkurrencën” në mes djemve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.