Aktori Donald Veshaj dhe balerini, Ilir Shaqiri janë futur në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë).
Protagonistët e edicionit të parë të BBVA kanë hyrë për të darkuar me katër finalistët Luizin, Efin, Deamishel dhe Krisitin.Dyshja u mirëpritet nga banorët e mbetur ndërsa nuk munguan shakat me njëri-tjetrin.
Hyrjen e sotme Donaldi dhe Iliri e kishin paralajmëruar edhe në rrjetet e tyre përkatëse në Instagram.
Theksojmë se Iliri dhe Donaldi u konsideruan rivalët kryesor gjatë rrugëtimi të tyre në BBVA, madje ata nuk komunikuan për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin pas daljes nga shtëpia.
Por, tashmë të dy kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe janë parë bashkë në disa dalje publike.
Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur edhe tri ditë deri tek finalja e madhe e së shtunës së 6 majit teksa janë paralajmëruar edhe shumë befasi.
Në finale tashmë është konfirmuar një martesë zyrtare mes çiftit Luizi dhe Kiara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.