Edhe pse Big Brother VIP 2 ka mbaruar, thashethemet e deklaratat mes ish-banorëve nuk po ndalojnë.
Ishte Nita Latifi ajo që është shprehur se Dea e meritonte më pak finalen dhe se brenda në shtëpi ka thënë diçka të pavërtetë.
“Video-ja që ka qarkulluar më herët e Deas nuk më ka pëlqyer si e ka thënë brenda në shtëpi, si e ka shprehur dhe ka kërkuar falje se brenda ka thënë që ka qenë një keqkuptim ndërsa jashtë ishte diçka tjetër dhe dhe storyn e saj që ka treguar brenda e pash që ishte më ndryshe jashtë.”
E ftuar në emisionin “ftesë në 5” Dea Mishel i ka dhënë përgjigje për herë të parë Nitës.
“Mendoj të paktën në raport me mua është Nita pasi e kam parë që ka dhënë disa deklarata të pakuptimta lart e poshtë. Diçka që ajo mund të mi thoshte edhe mua sepse ne flasim mund të më merrte në telefon nuk kishte nevojë të fliste.”- është shprehur ish-banorja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.