Ndonëse ende nuk është bërë e ditur data e fillimit të edicionit të parë të Big Brother Albania VIP, numërimi mbrapsht për të ka filluar.
Produksioni ka zgjedhur që të mos bëjë publik emrat e pjesëmarrësve VIP, deri në natën e parë kur të filloj spektakli, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo që tanimë dihet në rrugë zyrtare është se Arbana Osmani do jetë moderatorja, ajo që do të shoqërojë banorët por edhe publikun nga shtëpia, për plot 300 ditë.
Ani pse po mbahet “sekret” zbulimi i banorëve VIP, disa prej tyre janë zbuluar, edhe pse asgjë e konfirmuar nga vetë produksioni i BBA VIP.
View this post on Instagram
Përmes një promo të publikuar nga faqja zyrtare Big Brother Albania VIP, ku shfaqen konkurrentët që do jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndjekësit e flaktë të këtij formati kanë arritur të zbulojnë disa prej tyre, e tani lartë e poshtë po përflitet për emrat e mundshëm të këtij edicioni të parë.
Donald Veshaj, aktori shqiptar, njëherit ish i dashuri i Bora Zemanit, thuhet se do jetë njëri nga banorët e BB VIP.
E pjesë e këtij formati u tha se do jetë edhe fituesi i Big Brother Albania 8, por në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, i njëjti ka thënë se momentalisht nuk ka diçka konkrete.
“Sa i përket kësaj, nuk ka diçka konkrete njëherë për njëherë”, tha Kurtishaj, teksa tha se do e shihte mjaft interesante bashkëjetesën e figurat e njohura të ekranit.
Një emër tjetër është edhe ai i këngëtares Sheila Haxhiraj, ku edhe në promon e publikuar njëra nga vajzat që shfaqet aty ka ngjashmërin e madhe me të, derisa ajo ende nuk ka folur për këtë.
Gjithashtu një emër që u lakua, ishte edhe ai i Robert Berishës, por i kontaktuar nga Gazeta Online Reporteri.net, këngëtari tha se e ka të pamundur të marrë pjesë.
“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta, por përshkak të emisionit tim nuk mund të marrë pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, tha Berisha për Reporteri.net.
Blerta Veseli, moderatorja e emisionit “SHOW TIME”, prodhom i Gazetës Online Reporteri.net, njëherit edhe Miss Universe Albania, u përfol se do të jetë njëra nga banoret.
Burime të afërta të Reporteri.net me BBA VIP kanë bërë të ditur se ftesa ndaj prezantueses të emisionit “SHOW TIME” tashmë është bërë, por kjo e fundit është duke e shqyrtuar futjen në shtëpinë më të famshme shqiptare.
Ndërsa, ditën e djeshme u përfol se ish-aktorja e “O sa mirë”, Arjola Demiri, ku miq të saj kanë zbuluar një gjë të tillë, por ajo ende nuk është prononcuar sa i përket pjesëmarrjes në këtë edicion të parë të BBA VIP.
Ajo që dihet tashmë, është se ky edicion do jetë ndryshe nga vitet e kaluara kur është realizuar me banorë krejt të panjohur, derisa do jetë dy herë të javë, çdo të martë dhe të premte. /Reporteri.net/.