×
  • Show Time
  • Show Time

    Debatoi me të para se të largohej, çfarë tha sonte Valbona për Luizin në Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 21:18

    Valbona Mema sonte ka qenë prezente në studion e Big Brother VIP Albania.

    Këngëtarja Mema ka thënë se për të gjithë banorët do e marri malli ndërsa i quajti banorët familjen e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pavarësisht debatit që pati së fundmi me Luizin, banor me të cilin ajo ka qenë shumë e afërt nga fillimi, këngëtarja Mema tha fjalët më të mira për të.

    “Luizin e kam parë si djalë, si vëlla, do kemi raport shumë të mirë edhe jasht. Mëngjeset i kaloja me të, më këshillonte ani pse kishte dy muaj e sulmonin, gjente kohën”, tha ish-banorja e Big Brother VIP Albania.

    Valbona Mema la shtëpinë e Big Brother VIP Albania në mes të kësaj jave, pasi asaj iu komunikua se gjendja shëndetësore e motres së saj ishte përkeqësuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!